Koalicioni i Frontit Evropian, i përbërë nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët (fraksioni Sela–Taravari), ka finalizuar marrëveshjen për kandidaturat në komunën e Sarajit dhe për listën e këshilltarëve në Qytetin e Shkupit.
Sipas burimeve të ZYRTARE.net, në Saraj ky koalicion do të garojë me Blerand Ramadanin (ASH–Taravari) si kandidat për kryetar komune. Negociatat ndërmjet partive janë përmbyllur me dakordësi të plotë edhe për përbërjen e listës së këshilltarëve në Këshillin e Qytetit të Shkupit ku bartësi i listës do ti takoj BDI-së.
Burimet konfirmojnë se Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes degës së saj në Saraj, do të përfaqësohet në këtë listë nga të gjitha grupet që janë për brenda saj me kandidatin Jetmir Fazliu nga Kondova, i cili tashmë konsiderohet si kandidat më i favorshëm për ti prirë listës në qytetin e Shkupit./Zyrtare.net/