Aktivisti i shoqërisë civile dhe juristi Betim Ramadani ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në vend, duke theksuar se situata po përshkallëzohet drejt një rreziku të ri për shoqërinë dhe demokracinë.
“Nëse dikur shqetësimi kryesor ishin krimet ekonomike, sot kemi një formë më të sofistikuar dhe më të rrezikshme – krimet ideologjike dhe politike,” ka deklaruar Ramadani në një prononcim për mediat.
Ai ka shtuar se ideologjitë ekstreme, ndarjet politike të theksuara dhe instrumentalizimi i institucioneve për qëllime partiake po rrezikojnë themelet e rendit demokratik dhe të drejtësisë.
Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve, shoqërisë civile dhe mediave të jenë më vigjilente dhe më aktive në mbrojtjen e lirisë së mendimit, demokracisë dhe barazisë para ligjit.
“Krimet ideologjike nuk lënë gjurmë të dukshme si ato ekonomike, por ato e plagosin thellë vetëdijen shoqërore dhe minojnë kohezionin e një kombi,” theksoi Ramadani.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur tensionet politike janë rritur dhe debati publik dominohet nga ndasi ideologjike dhe retorika polarizuese. Flaka