Ramadan Imeri ka shpallur sot edhe slloganin si kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Dibrës, duke u angazhuar për një qasje ndryshe në drejtimin e pushtetit lokal.
Së bashku me bartësin e listës për këshillin komunal, Dërgim Kaja, ai deklaron se kanë kaluar të gjitha procedurat dhe filtrat e parashikuara nga ligji, pavarësisht siç thekson: “goditjeve të shumta nga shpina”.
Në një deklaratë publike, Imeri thekson se iniciativa e tyre qytetare ka hasur në pengesa dhe tentativa për diskreditim, por se përkushtimi i tij dhe ekipit të tij ka mbetur i palëkundur.
“Sa i përket Dibrës, kandidati i pavarur për kryetar komune, Ramadan Imeri, si dhe bartësi i listës, Dërgim Kaja, i kanë kaluar të gjitha filtrat e parashikuara, pavarësisht goditjeve të shumta nga shpina.
Pavarësisht pengesave të ndryshme dhe goditjeve të shumta nga pas, që synonin të dëmtonin këtë iniciativë qytetare, përkushtimi i tyre ka mbetur i palëkundur. Kandidatura tyre mbështetet në vlera të qarta: transparencë, ndershmëri, përfaqësim të denjë dhe zhvillim të vërtetë për Dibrën” – tha Imeri.
Fushata e Imerit është lansuar me slloganin: “Zgjidhje për Dibrën, jo fjalë boshe.”