Kjo nxiti reagime të shumta në Kosovë, teksa ky veprim i tij u konsiderua si ndërhyrje brenda shtetësisë e kompetencave të Qeverisë, raporton Zeri.info.
Por, ndaj këtyre kritikave ka reaguar vetë Rama, i cili u shpreh se nuk është mirë të gjykohet ky veprim pa e ditur se çka përmban ky draft-statut.
“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!”, shkroi ai në Twitter. /Zëri