Në komunikimin e kësaj jave, kryeministri Edi Rama ka folur për votimin elektronik.
Rama sqaroi se pse PS e kundërshton dhe është skeptike për votimin elektronik dhe identifikimin biometrik.
Por nga ana tjetër, ai tha se nëse ekspertët e OSBE japin opinion pozitiv për votimin elektronik janë dakord për ta implementuar. Sipas tij sot opozita është pa program dhe pa lidership.
“Opozita kërkon votim elektronik për të fituar zgjedhjet. Shqipëria ka ende luftë me korrupsionin, krimin, kjo nuk diskutohet, por ka një përpjekje të qeverisë për të përmirësuar vendin, për të rritur ekonominë, për të forcuar rendin e sigurinë, për të vlerësuar meritën, por si mund të krahasohet sot qeveria jonë, me atë që ishte.
Sigurisht që mund të bëjmë më shumë, por nuk jemi të përsosur, kemi bërë dhe ne gabimet tona në përpjekje për të përmirësuar Shqipërinë. Megjithatë mbetemi te votimi elektronik, ne jemi skeptikë për votimin e numërimin elektronik.
Pse mund të jetë problematik se ai tradicional? Gjermania e ka shpallur antikushtetues. Kemi mësuar pse është i parealizueshëm jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë. Megjithatë nëse OSBE do të na miratojë një plan konkret, atëherë e pranojmë pa asnjë zë. Nëse vjen një propozim serioz e mbështetur në një rast suksesi nga OSBE, atëherë e pranojmë dhe e mbështesim. Këshillë opozitës: Kthehuni në realitet dhe do mësoni se do bëni më shumë për Shqipërinë, për veten e duke e sfiduar më mirë qeverinë”, tha Rama.
22 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)