Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me trenin më mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Në një postim të tij në Facebook, Rama i është përgjigjur një komentuesi, pasi ai e kishte pyetur lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë se serbët mund të vijnë në Kosovë vetëm si turistë, por “kurrën e kurrës si zot të vendit”.
“O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo punë, Kosova është shtet o mik, nuk është krahine e Jugosllavisë e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë! Serbia do ta vuajë atë të shkuar si makth deri kur ta njohë Kosovën dhe vetëm duke e njohur do të shpëtojë nga ai makth (që e shtyn hera – herës në marrëzira si kjo puna e trenit); ndërsa serbët e Beogradit në Kosovë veç si turistë do të vijnë një dite po si zot të vendit s’vijnë dot më kurrën e kurrës. Këto lojërat me trena e me aeroplanë jaëe manovra politike, për hesape politike, po hesapi i lirisë e pavarësisë së Kosovës është kry Enver”, ishte përgjigja e Ramës.
15 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)


