c
Edi Rama: Sot zjarret janë në horizont por koha deri kur të përballemi me të është e çmuar dhe e shkurtër.
Të gjithë duhet të bëjmë punën tonë, nuk kemi mundësi t’i ndalojmë zjarret, por të punojmë për të zvogëluar sadopak dëmin e paevitueshëm që ato bëjnë. Është luftë që kërkon durim e forcë.
Policia e Shtetit ka qenë në gjendje të arrestojë psikopatë e kriminelë që vënë zjarre.
Këta që vënë zjarre kanë edhe disa karakteristika të veçanta si personalitete. Aty ku vihet zjarr do ndalohet çdo lloj leje ndërtimi për 30 vite. Ta kenë të qartë se djegia nuk të sjell në gjendjen ku të vish të thuash aty s’ka pemë dhe është toka ime. 30 vite do ndalohet leje e ndërtimit dhe territori do të rimbillet.
Do të sjellim dronë mbjellës, forcë e re e teknologjisë, që ndihmojën në ripërtëritjen e territoreve të djegura.