Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur i kënaqur që pasditen e sotme ka pirë kafe për mirëseardhje në Ohër.
Ai postoi gjithashtu edhe foto nga një takim me homologun malazez Dritan Abazoviq dhe ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Kristofer Hill.
Në njoftim nuk e fsheh edhe kënaqësinë që “nga sot dhe zyrtarisht Mali i Zi hyn në Ballkanin e Hapur” dhe shton se Hill prej kohësh është mik i Shqipërisë dhe mbështetës i madh i Ballkanit të Hapur.
“Është kënaqësi e madhe të pish kafe në Ohër për mirëseardhje. Kënaqësinë e ndava së bashku me kryeministrin Dritan Abazoviq, i cili sot e përfshin edhe zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur dhe me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Kristofer Hill, i cili prej kohësh është mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe mbështetës i madh i Ballkanit të Hapur”, shkruan Rama.
Mali i Zi merr pjesë për herë të parë në takimin e nismës “Ballkani i Hapur”, për çka Abazoviq u kritikua nga një pjesë e opinionit në vendin e tij, pas konfirmimit se do të marrë pjesë në Ohër në takimin e tetë të kësaj nisme.