Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar t’i përgjigjet kreut të opozitës Lulzim Bashës në lidhje me kritikat e liderit të PD-së për punonjësit e OSHEE.
PD ankohet se punonjësit e OSHEE nuk kanë kushte, ndërkohë që qeveria vendosi shpërblim për gjithë punonjësit, të cilët po mbajnë realisht në punë sistemin energjitik.
“Lulëzimi thotë Qeveria po i le punonjësit e OSHEE nëpër shtylla që të ngrijnë! Në programin e PD parashikohen kaloriferë në çdo shtyllë”, – është ironia e Ramës në “Fb”.
11 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)