Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka befasuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke ia mbyllur sytë e pastaj duke e përqafuar në Berlin.
Në videon e publikuar nga vet Rama në Tik Tok, shihet sesi Rama i afrohet Kurtit ia mbyllë sytë dhe kërkon ta gjejë se kush është.
“Gjeje kush jam”? – ka shkruar Rama në rrjetin social.
Kurti ka udhëtuar për në Berlin të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.
Sipas njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, ky kongres është organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane dhe do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionerë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë.