Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në Neës 24, theksoi se opozita e vendit, sipas tij, nuk ka forcën të mobilizojë popullin.
“Që nuk do kishte qeveri teknike ishte e qartë, që opozita nuk kishte fuqi të lëvizë popullin për të pasur qeveri teknike prapë ishte e qartë. Opozita s’është e zonja të lëvizë popullin. Opozita kërkon qeveri teknike, për të futur entuziazëm në fushatë”, tha ai.
Lubonja u shpreh më tej se në Shqipëri, sipas tij, nuk ka demokraci, dhe nëse Rama fiton më shumë se partitë e tjera të bashkuara, kjo do të vërtetonte se vendi nuk ka demokraci.
“Që nuk do kishte qeveri teknike ishte e qartë, që opozita nuk kishte fuqi të lëvizë popullin për të pasur qeveri teknike prapë ishte e qartë. Opozita s’është e zonja të lëvizë popullin. Opozita kërkon qeveri teknike, për të futur entuziazëm në fushatë.
Në një vend normal demokratik, partitë e reja duhet të merrnin shumicën e votave. Në Shqipëri nuk ka demokraci, këtu votat rrëmbehen. Nëse Rama merr më tepër vota se partitë të gjitha së bashku, vërtetohet teza se këtu nuk ka demokraci, atëherë duhet lëvizje për të pasur një bashkim të lëvizjeve të reja. Nëse nuk ka presion Rama, ka SPAK”, tha ai.
Lubonja theksoi se kryeministri Rama luan me dy porta, kur bën deklaratat e tij politike. Ai tha se beson se Rama do rrijë në pushtet sa të jetë gjallë, pasi është i detyruar të veprojë kështu.
“Për Ramën, mendoj se luan me dy porta. Ai thotë se pas qeverisjes, do të ikë e do të merret me art. Por unë mendoj se do të rrijë në pushtet sa të jetë gjallë. Duke bërë krime, do ta mbrojë krimin. Është dënuar që të rrijë në pushtet sa të jetë gjallë. Edhe Sali Berisha e kishte këtë mendësi, por ranë piramidat dhe u largua. Këtu do bjerë kjo piramidë, kjo flluskë e madhe e ndërtimeve e do na marrë të gjithëve. Mua më duket i përcaktuar rezultati i zgjedhjeve, por prapë ka të panjohura, e duhet të presim”, deklaroi Lubonja.
Lubonja gjithashtu foli dhe për votën e diasporës, që do të përdoret për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ai theksoi se kjo votë është gjithashtu e patronazhuar, pasi grupimet kriminale ndikojnë në mbledhjen e votave.
“Nga njëra anë është e drejtë që diaspora të votojë, nga ana tjetër ai në diasporë nuk ndjen atë që ndodh në Shqipëri. Problemi kryesor është patronazhimi i diasporës. Janë grupet kriminale, të cilat janë të fuqishme dhe mbledhin vota. Unë shpresoj që ta dimë votën e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe atyre që janë jashtë vendit.
Nëse kanë ikur 1 milion shqiptarë në kohën e Ramës, unë mendoj se ata janë të pakënaqur dhe duhet të votojnë kundër, por varet çfarë ndikon. Do dalë problemi se kush do jetë i zoti të regjistrojë njerëzit e tij. Janë grupime që punojnë, për të pasur njerëzit e tij të sigurt. Rama do që përpara zgjedhjeve ta ketë të sigurt rezultatin”, tha Lubonja.