Vetëm 30 minuta pasi kishte hyrë viti 2023, sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin e Ukrainës, të ndjekura nga zhurmat e shpërthimeve. Por pavarësisht sulmeve, banorët vendas bërtisnin urimet e Vitit të Ri nga ballkonet e tyre.
Sulmet erdhën pasi në Rusi, Vladimir Putin mbajti një fjalim të vitit të ri i rrethuar nga njerëz me uniformë ushtarake.
“Dua t’iu uroj të gjithëve një gjë – fitoren. Dhe kjo është gjëja kryesore. Le të jetë ky vit viti i kthimit. Kthimi i popullit tonë. Dua t’ju them të gjithëve: ukrainas, jeni të jashtëzakonshëm. Shihni çfarë kemi bërë dhe çfarë po bëjmë, si ushtarët tanë po e thyejnë këtë ‘ushtri të dytë të botës’ që në ditët e para”. Secili prej nesh është një luftëtar. Unë ju admiroj të gjithëve”, tha ai.