Tash e disa ditë, ky zjarr po djeg malin mbi fshatin Rahoviç të komunës së Sarajit. Duke qenë se terreni është i vështirë, ekipet e zjarrfikëseve nuk mundën të intervenonin përmes tokës.
Në mes të fshatit sot janë pozicionuar një njesi zjarrfikësish si dhe ushtria e Maqedonisë së Veriut. Banorët pohojnë se zjarri ka disa ditë që është aktiv, por vetëm sot po shohin përpjekje për ta fikur nga ajri.
“Boll janë munduar për ta fikur zjarrin por nuk kanë mundur meqenëse tereni është shumë i vështirë makina nuk shkojnë makinat e zjarrfikëseve nuk mund të shkojnë”.
“Mendoj se është rrezik, nëse nuk lokalizohet nga njësiti i zjarrfikës zjarri mund ta rrezikojë edhe fshatin dhe të rrezikohen edhe banorët e fshatit”.
Asim Selmani nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se sapo kanë marr kërkesë për ndihmë nga kryetari i Komunës së Sarajit, menjëherë kanë ndalë në terren, por po presin aeroplanin të bëjë punën e tij, e pastaj të intervenohet nga toka.
“Tek dje nga Kryetari i Komunës jam i informuar për disa fshatra që ka pasur në Llaskarcë edhe Rashçe, në fshatin Rahoviç nuk kemi pasur kërkesë e cila duhet të jetë apostafat nga kryetari i komunës. Dje drejtpërdrejt kryetari i komunës se Sarajit me drejtorin tonë kanë kontaktuar dhe ka kërkuar ndihmë dhe unë me një ekip me katër persona jemi ngjitur për të parë se si është gjendja në teren”, deklaroi Asim Selmani nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.
Fshati Rahoviç është i rrethuar me pyje, në këtë fshat malor jetojnë rreth 10 banorë dhe ka 30 shtëpi banimi. Banorët e paktë që jetojnë këtu, druajnë që pasuria më e madhe e tyre ne këtë fshat, natyra, mos te shkatërrohet.