Drejtori i përgjithshëm i kompanisë myWorld (maUorld), RAdovan Vitosheviq, është emëruar drejtor rajonal i kompanisë për Evropën Juglindore. Kompania myWorld e cila vitin e kaluar festoi 10 vjetorin në tregun maqedonas po i ndërton me sukses planet e veta nëpërmjet politikës së përkryer menaxhuese, kurse dëshmi për këtë është fakti se drejtori menaxhues Radovan Vitosheviq, kontribuoi për suksesin e madh në myWorld Bullgaria, myWorld Kosova dhe myWorld Shqipëria i drejtori i tyre rajonal.
Kompania myWorld bazohet në disa elementë të ekosistemit të blerjes së suksesshme siç janë blerësit dhe tregtarët, rrjeti mikro, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe bizneset e mëdha onlajn dhe oflajn. Nga një platformë e thjeshtë benefit, myWorld po zmadhohet në një fuqi botërore në shitjen onlajn, shërbimet për udhëtim dhe akomodim, dhe dalëngadalë po futet në industrinë e marketingut digjital. Në mbështetjen e këtij grupacioni janë tashmë shumë brende dhe industri: myWorld.com, marketplace.myWorld.com, travelWorld.com, Benefit Lounge, OneSense, @media, eVoucher etj.
“Suksesi në Maqedoni në vitet e kaluara dhe historia e suksesshme e biznesit që kemi ndërtuar për 11 vjet, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Bullgari, Shqipëri dhe Kosovë, ishte një motiv për mua dhe për të gjithë ekipin që të punojmë me këmbëngulje dhe më të përkushtuar. Menaxhmenti i kompanisë e dalloi këtë gjë dhe rezultatet që arritëm ishin arsyeja që unë u emërova drejtor rajonal për Evropën Juglindore. Jam shumë i lumtur që tani do të kem mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e tregjeve të tjera në rajon dhe të vazhdojmë të përhapim historinë e suksesit. “Jam krenar që jam pionier në industrinë e besnikërisë dhe së bashku me këto tregje në këtë pjesë të Evropës do të vendosim standarde të reja pune dhe do të rrisim bashkësinë blerëse në mbarë botën”. – tha Radovan Vitosheviq.
Përparimi i tij në drejtor rajonal për Evropën Juglindore është një dëshmi e angazhimit të tij të jashtëzakonshëm nëpër vite. Ekspertizën e tij në fushën e biznesit dhe menaxhimit do ta zbatojë në menaxhimin e tij si drejtor rajonal i gjithsej 11 vendeve duke përfshirë edhe Greqinë, Qipron, Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kroacinë, Slloveninë, Malin e Zi – një sfidë që e pranon me shumë entuziazëm.
Kompania myWorld Holdings Ltd. London ka më shumë se 15 milionë anëtarë në mbarë botën të cilët mund të bëjnë blerje onlajn dhe të fitojnë Cashback dhe pikë blerjeje nëpërmjet programit të tyre të besnikërisë. Nga ana tjetër, partnerët përfitojnë nga programet efektive të besnikërisë, të cilat i ndihmojnë ta zmadhojnë dukshmërinë e tyre. Më shumë se 150,000 partnerë në mbi 50 tregje e përdorin tashmë programin myWorld Benefit. Planet e myWorld Holdings Ltd. London në periudhën e ardhshme janë të zmadhohet numri i partnerëve, të digjitalizohen plotësisht dhe të ofrojnë zgjidhje që do të jenë të parat në botë.
Radovan Vitosheviq, është fitues i disa çmimeve prestigjioze, dhe u shpall Menaxher i Vitit nga Men od the year në 2020 dhe Business Elite “40 Under 40” në 2021 në Maqedoni, si dhe fitues i Çmimit Business Class në Bullgari. Radovani është gjithashtu autori i librit më të shitur “Zgjimi i ndërgjegjes”, i cili është një lexim për zhvillimin personal, kurse e ka shkruar së bashku me bashkëshorten e tij, Katerina Angellovska, i cili është përkthyer në disa gjuhë dhe është shitur me sukses në të gjitha platformat botërore.