Sot në Bullgari mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 4 muaj pas zgjedhjeve ku asnjë parti nuk arriti të formonte qeveri. Anketat e fundit nga agjencitë e opinionit publik parashikojnë një garë të ngushtë midis partisë GERB, të udhëhequr nga Bojko Borisov, dhe “Ka një popull të tillë”, nga shoumeni i famshëm dhe prezantuesi televiziv Slavi Trifonov. Presidenti Bullgar Rumen Radev, u bëri thirrje qytetarëve të votojnë masivisht për të fituar qeveri të qëndrueshme, dhe në pyetjen nëse do ta largojë bllokadën ndaj Maqedonisë, ai tha se politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë nuk duhet të varet nga qeveria e re, dhe parlamenti, por nga dialogu midis Shkupi dhe Sofjes.
Ne presim që miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut, udhëheqësia më e lartë e vendit, ta heqin bllokadën vetë.” Kjo bllokadë nuk është e jona, ne presim rezultate reale dhe të qëndrueshme, të lexohen kriteret e Kopenhagës për anëtarësim, të ndryshojnë librat shkollorë, këtë e presim këtë katër vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në vitin 2017, monumentet me mbishkrimet e tyre, muzetë, mediat publike, për të çrrënjosur gjuhën e urrejtjes – tha Rumen Radev – President i Republikës së Bullgarisë.
Për Kryeministrin Zoran Zaev, parlamenti funksional është një shpresë për zhbllokimin e Maqedonisë, për anëtarësimin në BE. Zaev në dhjetor pret vendim për zhbllokim të mundshëm, nga parlamenti i ri.
Këtë herë presim që një parlament funksional dhe qeveri politike për marrjen e dritës jeshile, pra për zhbllokimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën tonë drejt BE-së. Personalisht, mendoj se i kam adresuar të gjitha çështjet e rëndësishme në bisedimet dypalëshe më 17 qershor, kur e vizitova Bullgarinë, mbetet të zgjedhet Parlamenti Bullgar që të ketë shpresë se do të merret një vendim – u shpreh Zoran Zaev – Kryeministër i RMV-së.
Për VMRO-DPMNE-në, gjëja më e rëndësishme për momentin është rezoluta që do ta vërë vendin në rrugën e duhur për sa i përket politikës së jashtme.
Duhet të presim dhe të shohim se cilat do të jenë rezultatet në Bullgari.” Sa më shpejtë të votohet rezoluta e propozuar nga VMRO-DPME në Parlament, sepse duhet të jetë një rezolutë që do të na vendosë në rrugën e duhur, dmth do të jenë postulatet e duhura për funksionimin e mëtejshëm të punëve të jashtme të Maqedonisë – theksoi Dimçe Arsovski- Nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Bullgaria dy herë ka bllokuar mbajtjen e një konference ndërqeveritare me Maqedoninë, kjo për shkak të qëndrimit të BE-së, se nuk duhet të ketë ndarje, as Shqipëria nuk i ka filluar negociatat.
Andrea Çobanova