Në Kavajë, një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar, në zonën e Qerretit.
Burime nga policia bëjnë me dije se 62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.
Si pasojë e rënies së trarit, ka marrë dëmtime ehe një tjetër punëtor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu mësohet se janë shoqëruar në Komisariat personat që kanë qenë prezent në vendngjarje, ndërsa hetimet për shkakun e ngjarjes kanë nisur.
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shetasi I. P. rreth 62 vjeç, i cili ka qënë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat.
62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.
Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehetë në këmbë shtetasi S. H.
Janë shoqëruar në Komisariat personat që kanë qënë prezent në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punuon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.