Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme, me propozimi të kryetarit Petre Shilegov ka vendosur për shtrenjtimin e çmimit për Ndërmarrjen RZH, në kudër të kompleksit Zhelezarë. Kjo ndërmarrje nga viti 1997 deri në vitin 2016 nuk kishte paguar ujin, ndërsa pastaj ka pasur ujin me çmime të privilegjuara të ujit, prej 2.54 denarë për një metër kub, respektivisht 3.5 pas viti 2017. Ndërmarrja në krahasim me qytetarët ka paguar dhjetëfish më pak për një metër kub ujë, ndërsa 16 herë më lirë në krahasim me subjektet tjera afariste.
“Me çmimin e ri që do e paguaj “RZH Shërbime AD- Shkup”, ne do të përmirësojmë gjendjen financiare të ndërmarrjes “Ujë dhe kanalizime”. Me këtë hapet një mundësi që ajo të kërkojë nga Komisioni Rregullator për energjetikë që I njëjti të rishqyrtoj çmimin e ujit në qytetin e Shkupit, kurse ndërmarrja të mund ti rregulloj detyrimet që rrjedhin nga zhvillimi i sistemit të kolektorëve dhe stacioni i pastrimit në vitin 2022”, tha Shilegov.
Çmimi i ri i ujit për Ndërmarrjen RZH është 11.65 denarë për metër kub ujë, ndërsa në tre vitet në vijim vazhdimisht do të rritet çmimi dhe në vitin 2021 do të arrijë në 46.63 denarë për metër kub.
Propozimin e kryetarit Shilegov e kanë votuar të gjithë këshilltarët duke fituar 38 vota dhe asnjë kundër ose të përmbajtur.
“ Me këtë vendim që kemi marrë kemi ndaluar padrejtësinë shumë vjeçare që i është bërë qytetit të Shkupit dhe qytetarëve. U ngrit dilema se vallë e kemi konsultuar palën tjetër, po ju them o, nuk e kam konsultuar po as që më bëhet vonë, për palën tjetër. A pyesni ju ndonjë pronar të ndonjë lokali ose biznesi të vogël se do të ja rrisni çmimin e ujit? Nuk më intereson pala tjetër, më intereson sistemimi i ndërmarrjes “Ujë dhe Kanalizime”, shtoi Shilegov.
Pas votimit të propozimit, këshilltarët e shumicës uruan kolegët e tyre të opozitës për dhënien e votës “pro”.
Mevludin Imeri
Almakos.com