Pushteti lokal i kryeqendrës ka dalë me rekomandime deri te qytetarët dhe institucionet në rast të tejkalimit të koncentrimit të grimcave PM10 në ajër gjatë 5 ditëve në vijim. Në rekomandime thuhet: “Të mos përdoren pa nevojë automjetet, më shumë persona të udhëtojnë me një automjet, të shfrytëzohet transporti publik, për ngrohje të shtëpive të mos përdoren materie të mbeturinave dhe të rriten kontrollet e inspeksioneve të oxhaqeve nëpër shtëpitë, objektet, si dhe impiantet industriale dhe të zejtarisë nga ana e inspektorëve shtetërorë”.
Siç kumtoi Qyteti i Shkupit, rekomandimet janë lëshuar në bazë të njoftimit të marrë dje nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa në pajtim me konkluzionin nga seanca e 108-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 25.12.2012. Po ashtu rekomandohet që: “Për ngrohje të shtëpive të mos përdoren materiale hedhurinash, vaj i djegur motorik, mbeturina druri të ngjyrosura, goma dhe çfarëdo qoftë materiali sintetik, por të shfrytëzohet dru i thatë dhe i pastër pa llaqe nga toka dhe nga mbeturinat, furrat me dru të përdoren dhe mbahen sipas udhëzimeve të prodhuesit, si dhe të pastrohen rregullisht oxhaqet”.
Lidhur me mbrojtjen e shëndetit të njerëzve rekomandohen që të evitohet ekspozimi afatgjatë në qiell të hapur, sidomos vonë në mbrëmje ose herët në mëngjes kur koncentrimet e PM10 mund të arrijnë nivelin maksimal. (Gyltene Sinani, TVM2)