Kryetari i Qyteti të Shkupit, Koce Trajanovski sot (e hënë) ka ndarë mirënjohje dhe shpërblime për nxënësit më lartë të ranguar në garat rajonale të Shkupit. Vlerësimi i tyre është bërë duke i krahasuar rezultatet e marra nga 11 shoqata të akredituara për organizimin e garave të shkollave të mesme të kryeqytetit.
“Kam kënaqësinë që sot me rezultatet e realizuara, 65 nxënës të shkollave të mesme janë me sukses të shkëlqyer. Ndodhemi këtu që t’i prezentojmë projektet e garave rajonale nga nxënësit e arsimit të mesëm të qytetit të Shkupit. Kjo ngjarje tregon vazhdimësinë e manifestimit që është realizuar me sukses nga viti 2015 dhe 2016, ngjarje e cila dy vite me rradhë i shpërblen sukseset e nxënësve” deklaroi Trajanovski.
Ai më tej tha se kjo ngjarje është e rëndësishme për qytetin e Shkupit dhe arsimin në vend.
Mes 65 nxënësve të shpërblyer , dy prej tyre ishin shqiptarë , Arbnora Qaili, e cila u shpërblye për rezultatet e shkëlqyera në gjuhën gjermane dhe Vedat Murati mori shpërblim për rezultatet e arritura në elektroteknikë. Mes të shpërblyerve të tjerë ishin: 3 nxënës në gjuhë Angleze, në kimi 5, matematikë 9, informatikë 4, gjuhë frenge 5, elektro teknikë, makineri dhe transport 9, gjuhë gjermane 5, gjeografi 7, fizik 4, gjuhë latine 10, dhe biologji 4. Kryetari Qytetit të Shkupit u shpreh i kënaqur nga rezultatet e arritura të nxënësve, e mirënjohje u ndau edhe mëntorëve të këtyre të fundit.
Almakos.com
H. Fejzulla