Qyteti i Shkupit do të heq dy lojërat rrotulluese të vendosura në sheshin qendror “Maqedonia” nga ish-kryetari Koce Trajanovski. Nga kabineti i Petre Shilegov thonë se këto lokacione janë të papërshtatshme, meqë blloku i Vardarit është bllokuar dhe lokacioni i dytë nuk ka vizitorë të mjaftueshëm. Prandaj, ata do të sillen në vende të reja ku do të vendosen në parkun e Çairit dhe në parkun Aerodrom.
“Lojrat largohen me kërkesë të çiklistëve që kërkojnë të krijojnë më shumë hapësirë për këmbësorë dhe ciklist në ato vende. Gjithashtu, për shkak të afërsisë së lokacioneve, shpenzimet që janë krijuar për kompaninë janë dukshëm më të mëdha “, thonë nga zyra e kryetarit Shilegov./Almakos

