“Seanca e sotme e Këshillit të Qytetit të Shkupit është vetëm një konfirmim se VMRO dhe këshilltarët e tyre nuk kanë ndërmend të rregullojnë kaosin në komunikacionin publik. Përkundrazi, sot vërtetohet sërish se në fakt ata janë krijuesit e kaosit. Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së sërish për të 26-tën herë refuzuan të votojnë blerjen e autobusëve të rinj”, thonë në një reagim nga Qyteti i Shkupit.
Nga atje thonë se VMRO-DPMNE përsëri e ka bllokuar projektin BRT, me të cilin Shkupi do të merrte 60 autobusë të rinj në kuadër të transportit të shpejtë me autobus.
“Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, këshilltarët e OBRM-PDUKM-së refuzuan të fusin në rend dite pikën me kërkesë të transportuesve privatë, me të cilën kërkojnë rritje të kompensimit për transportin publik, e gjitha kjo me qëllim të thellimit të krizës dhe rritjen e kaosit. Prandaj, apelojmë deri te qytetarët që herën tjetër që të kenë mundësi të japin votën e tyre në zgjedhjet lokale për zgjedhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit, të mos u besojnë premtimeve të OBRM-PDUKM-së”, thuhet në reagimin e Qytetit të Shkupit.