Me qëllim të zgjidhjes së kaosit që shkaktohet mes kalimtarëve dhe veturave të parkuara në bulevardin Kërste Petkov Misirkov, autoritetet e Qytetit të Shkupit kanë filluar aksion për vendosjen e shtyllave mbrojtëse nëpër trotuaret e këtij bulevardi. Edhe pse kjo është në të mirë të këmbësorëve, ende pa kaluar njëzet e katër orë qytetarë të pandërgjegjshëm menjëher kanë filluar që t’i dëmtojnë ato – duke i goditur me mjete të rënda.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlmakos1%2Fvideos%2F2251134454927394%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>
Autoritetet e Qytetit të Shkupit apelojnë deri te qytetarët që të mos i dëmtojnë shtyllat sepse janë në të mire të tyre, duket thënë se të njetat sërish do ti rregullojnë.
“Nuk është hera e parë që po dëmtohen shtyllat, sepse kemi pasë raste të njejta edhe në pjesë të tjera të qytetit. Besojmë se ndonjë veturë i ka shtypur, të njejtat deri nesër do të rregullohen”, – deklaroi zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu.
Qytetarët kalimtar të anketuar për Almakos, përgozojnë këtë punë të realizuar nga Qyteti i Shkupit, gjë që sipas tyre kjo gjë është dashur të zgjidhet shumë më herët.
Shumë mirë. Super, mundesh të lëvizësh lirshëm prandaj për këtë aksion i përgëzoj që e kanë bërë, shumë punë e mirë, thotë një qytetarë.
Faleminderit Zotit. Faleminderit Zotit, të paktën ta zgjedhim atë problem të mundemi lirshëm të ecim nëpër trotuare.
Ende nuk është rregulluar mirë të të tregoj, duhet të mundohen pakëz por edhe ne njerëzit jemi të pa përgjegjëshëm, konsideron një qytetare.
Kjo edhe më herët duhej kështu të zgjidhet, kështu siç është tani bukur dhe pastër por njëra Qeveri erdhi lëshoi tjetra, tash nuk dihet edhe sa kohë do të jetë kështu, thotë një qytetarë tjetër.
Aksioni për vendosjen e shtyllave mbrojtëse nëpër trouare në këtë bulevard ka vazhduar edhe sot. Shtyllat do të vendosen deri në qendrën tregtare Mavrovasja, kurse më pas do të bëhen korsi për biçikleta.
Arbnora Memeti
Almakos.com