Pas tre muaj dramash dhe debatesh mes kryetares së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe këshilltarëve nga VMRO-DPMNE, mbrëmë vonë, me 28 vota “pro”, buxheti i Qytetit të Shkupit për vitin e ardhshëm, në vlerë prej shtatë miliardë denarë u miratua.
Edhe pse pritej bllokadë e qytetit sipas narrativave të këshilltarëve dhe pakënaqësisë me punën e Arsovskës, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së megjithatë votuan për Buxhetin, ndërsa LSDM-ja nuk e përkrahu dhe abstenoi nga votimi.
Ky votim është befasues sepse që nga shtatori, këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe Arsovskës janë vazhdimisht duke u përleshur, duke akuzuar njëri-tjetrin për krime dhe bllokada, madje kryetari i komunës ka thënë se lideri i partisë Hristijan Mickovski e ka kërcënuar se do ta zvarritë në rrugë.
Për kryetarin e Këshillit, Trajko Sllaveski, nuk ka asgjë të diskutueshme në votimin e buxhetit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, por është edhe konstruktiv./Lajmi i plotë në koment.


