Banorët e Shkupit do të mund të ecin pa frikë gjatë orëve të natës. Qyteti i Shkupit edhe përkundër krizës energjetike nuk e ka ndërmend t’i fikë dritat e ndriçimit rrugor. Kështu njoftoi sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.
“Qyteti i Shkupit me asnjë kusht nuk do të fikë ndriçimin publik në rrugët dhe bulevardet që janë nën kompetenca të Qytetit të Shkupit. Në radhë të parë për shkak se vlerësojmë se interesi publik duhet të jetë prioritet, në veçanti siguria e shkupjanëve. Prandaj ne do të bëjmë çka do që të jetë e mundur sa i përket masave që mund t’i ndërmarrim e ajo është në uljen e shpenzimeve për energji elektrike, megjithatë jo në kurriz të qytetarëve dhe jo duke iu rrezikuar siguria qytetarëve gjatë lëvizjes nëpër rrugët dhe bulevardet e qytetit”. – deklaroi Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.
“Filluam me zbatimin e masave për kursim me procesin e uljes së intensitetit të dritave LED të ndriçimit rrugor në maksimum 70 % të fuqisë në drejtim të kursimit të energjisë elektrike. 10.09-35 Sistemet e ndriçimit do të adaptohen në intervale të caktuara kohore, sipas nevojës gjatë ditës dhe natës, ndërsa veprohet edhe drejt zëvendësimit dhe përdorimit të llambave LED të cilat shpenzojnë 85 për qind më pak energji elektrike se llambat e zakonshme”- tha Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.