Qyteti i Shkupit ka dhënë detaje në lidhje me autobusin numër 5 të Ndërmarrjes Qarkullimi Publik që u përfshi nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Sipas tyre fatmirësisht nuk ka asnjë udhëtar të lënduar. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar gjashtë zjarrfikës nga Njësiti i Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.
“Sipas dëshmisë së shoferit, njëri nga udhëtarët që ka qenë në katin e dytë ka alarmuar se është paraqitur tym. Shoferi menjëherë ka ndaluar autobusin më pas kanë zdrypur udhëtarët. Ai ka tentuar ta shuaj zjarrin vetë, por pa sukses. Më pas ka thirrur zjarrfikësit të cilët kanë arritur ta vënë zjarrin nën kontroll”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.
Data 22.03.2026
Aktuale
- BDI: Derisa “Vlen” flen, Kostadinovski i Kushtetueses thellon bashkëpunimin me Serbinë në Beograd
- Një grua tentoi të mbytej duke u hedhur në lumin Buna, efektivët e policisë shpëtojnë 59-vjeçaren
- AUV parandalon importin e rreth 50 tonëve ushqim të pasigurt në vend
- Protesta e thirrur nga PD, policia e Tiranës zbardh planin e masave! Ja rrugët që do të bllokohen
- Parashikimi i motit/ Vranësira dhe reshje të pakta shiu në disa zona të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
- Korrupsioni si dështim i etikës mjekësore
- Plumba dhe kokainë, shqiptari arrestohet duke bërë ‘biznes’ në mes të qytetit italian! U survejua me kamera, i sekuestrohen edhe…
- Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet, shqiptarët drejt unitetit


