Një qytetarë i revoltuar i Sarajit, sot në mëngjes i ka hedhur mbeturinat para derës së komunës. Siç mësohet ai këtë e ka bërë për shkak se komuna e Sarajit vazhdon të jetë e ngulfatur nga mbeturinat ku e ka detyruar këtë banorë që ti hedh para derës së kryetarit Bekim Muratit.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga komuna e Sarajit për këtë, por nëse komuna nuk merr masa për deponinë thonë se gjithë banorët një ditë do ti hedhin gjithë mbeturinat para derës së komunës.