Është arrestuar një person në Pejë, i cili është i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rёndё”.Sipas Policisë, më 4 prill, Stacioni Policor në Istog, ёshtё informuar nga ankuesi se persona tё panjohur kanё hyrё nga kulmi i shtёpisё sё tij.Me këtë rast, viktima ka thënë se i janë vjedhur para nё shumёn prej 3,400 euro dhe 1,200 franga zvicerane.
Në vendngjarje kanё dalur njësitet relevante tё policisë nё Istog, tё cilёt kanё kryer shikimin e vendit tё ngjarjes.Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, më 27 prill, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, i cili dyshohet se me datёn e lartёcekur ka kryer veprën penale.Pas arrestimit, ai është intervistuar dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Data 18.08.2026
Aktuale
- Prilep, policia privoi nga liria një person, iu gjet drogë në shtëpi
- “Boks” mes kolegëve në Spitalin Klinik të Tetovës!
- Shyhrete Behluli, gjyshja më e dashur e më e “mbajtur” në Kosovë? Pamjet flasin vetë
- BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
- Zjarri në Prilep u shua gjatë gjithë natës, ku u dogjën disa shtëpi të vjetra
- Në korrik janë regjistruar 11 raste të reja me HIV/AIDS, më i riu është 20-vjeç
- Pothuaj tërë shteti në zonë me rrezik të lartë nga zjarret
- FOTO/ Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në bregdet



