Sipas mediave të huaja mësohet se fluturimet pa kthim nga Rusia janë rritur në orët e fundit. Ndonëse, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, u shpreh se rekrutimi i trupave do të bazohet vetëm te ata me përfojë si ushtarë profesionistë. kërkimet në internet për të blerë bileta për fluturimet “arratisjeje” janë në rritje .
Megjithatë, për shkak të urdhrit të rekrutimit, linjat ajrore ruse kanë ndaluar shitjen e biletave për burrat e moshës 18 deri në 65 vjeç . Biletat do të shiten vetëm pas miratimit nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës.
Fluturimet nga Moska drejt kryeqyteteve të Gjeorgjisë, Turqisë dhe Armenisë, të cilat nuk kërkojnë viza për rusët, u bënë të pamundura pak minuta pas fjalimit të Putinit. Rreth 12 fluturime direkte nga Moska për në Azerbajxhan, Kazakistan, Uzbekistan dhe Kirgistan nuk u shfaqën as në faqen përkatëse të internetit.
Moska është në një trajektore të përshkallëzimit të armiqësive pas fjalimit të presidentit rus, i cili shpalli mobilizim të pjesshëm shtatë muaj pas pushtimit të Ukrainës dhe ndërkohë që vendi i tij ka pësuar disfata të rëndësishme.