Përfaqësues të shoqatës ”Skopje Smog Alarm” sot e kanë vizituar kryetarin e Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në zyrën e tij për shkak të ndotjes enorme të ajrit.
Qytetarët e kanë pyetur kryetari Zhernovskin se çfarë po ndërmerret që të ulet ndotja, ndërkaq ai është përgjigjur se tani për tani është masa “çift-tek” është masa e cila ka sjellë zvogëlim të ndotjes dhe i njëjti ka kërkuar nga organet kompetente që ta shqyrtojnë këtë masë.
Si masë e parë konkrete është caktuar blerja e një stacioni të lëvizshëm matës që do të mundësojë matje të saktë të nivelit të ndotjes dhe faktorët që ndikojnë nëndotjen e ajrit, është paraparë shfrytëzimi i statistikave nga ky stacion. këtomasa do të jenë pjesë e strategjisë katërvjeçare të komunës për uljen e ndotjes së ajrit.

