Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni duhet të mbetet si prioritet edhe pse është konstatuar përmirësim sa u takon të drejtave themelore të qytetarëve në lidhje me gjykimin e drejtë dhe të ndershëm. Ky është përfundimi që doli nga analiza e realizuar nga shoqata civile “Të gjithë për gjykim të drejtë” lidhur me proceset gjyqësore. Sipas analizës, është konstatuar puna jo transparente e Këshillit gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik në lidhje me shpalosjen e informacioneve për punën dhe vendimet e tyre. Një konstatim tjetër i analizës është numri i madh i seancave gjyqësore të anuluara për shkak të mungesës së të akuzuarit, avokatit apo prokurorit publik.
Kjo fushatë ka për qëllim të arrin rritjen e ndërgjegjësimit për paanësinë dhe pavarësinë e gjykatësve në procedurat gjyqësore si dhe të drejtën për mbrojtje të akuzuarit në procedurë penale me qëllim që të rritet aplikimi më i madh i gjykimit të drejtë – deklaroi Elena Nakovska – koordinatore e projektit.
Qytetarët duhet të jenë më të informuar rreth të drejtave të tyre dhe të kenë pjesëmarrje më të madhe në procedurat gjyqësore.
Qëllimi i këtij vëzhgimi është qasja e drejtë, financiare dhe fizike e qytetarëve deri tek deri tek gjyqet në vend. Fokus grupe i kemi qytetarët të cilën janë në rendin e parë. Fokusin do ta vendosim edhe tek profesionistët përkatësisht tek gjyqtarët, avokatët – tha Natali Petrovska- Drejtore e përgjithshme e Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.
Nga ky Koalicion cekën se ekziston praktikë që gjyqi të mos japë të dhëna apo sqarime për arsyet e paraburgimeve të caktuara. Vitet e kaluara vëzhgimi ishte fokusuar në procedurat penale, por kohëve të fundit analizohet krimi i organizuar dhe korrupsioni. Për realizimin e kësaj analize janë angazhuar 50 vëzhgues. Janë monitoruar lëndë të profilit të lartë si “Komuna Qendër”, “Lagja e Trimave”, “Dhuna në Kuvend”, “Ryshfeti”, “Sopoti” .
https://www.youtube.com/watch?v=CIsP-tBHc10

