sa thonë se presim më shumë nga pretendentët për të parin e komunës, disa ankohen se nuk kanë punuar fare dhe se shpresojnë se pas këtyre zgjedhjeve do të punojnë më mirë, duke iu siguruar një të ardhme më të mirë banorëve në atë komunë ku ata garojnë
Qefser Abdyli
Qytetarët e Shkupit janë shprehur të ndarë për atë nëse ju besojnë kandidatëve për kryetarë komunash. Disa thonë se presim më shumë nga pretendentët për të parin e komunës, disa ankohen se nuk kanë punuar fare dhe se shpresojnë se pas këtyre zgjedhjeve do të punojnë më mirë duke iu siguruar një të ardhme më të mirë banorëve në atë komunë ku ata garojnë.
“Nuk ju besoj asnjërit kandidat, pasi të gjithë gënjejnë”, tha një qytetar.
“Ju besojmë po varet cilës parti. Shpresojmë të punojnë kushdo që hynë aty, shpresojmë të punojnë, shpresojmë të ketë rezultate të mira, jo me zhgënjime me rrena si gjithë herë. Deri tash kanë dhënë shumë premtime, por asnjë nuk i kanë realizuar, pra gjithë kanë gënjyer. Shpresojmë të ketë ndonjë ndryshim, nëse ata tregojnë rezultate të mira edhe njerëzit kanë me i votuar mandateve tjera, pse jo. Unë do të kisha me qenë me atë person që është më i miri që punon për neve, por në ndërkohë të ketë edhe rezultat pasi që ne jetojmë këtu. Këtu po dalim po shëtisim, po e kalojmë ditën me familje, shpresoj të ketë diçka të mirë në të ardhmen, boll më me zhgënjime”, thekson një qytetar.
“Nuk ju besoj, ato vetëm interesat e veta i shohin, e popullin çdoherë e kanë lënë të prapambetur, aspak nuk ju besoj”, thekson një qytetar tjetër.
“Për mua njëjtë janë, unë punoj këtu privatisht, do votoj për këtë të riun, për atë do votoj sepse është njeri i mirë”, thotë poashtu një qytetar në Shkup.
“Në kohën e Titos ka qenë jeta për mua, tani nuk ju besoj askujt sepse të gjithë gënjejnë, gjithçka që thonë gënjejnë, prej kur ekziston Maqedonia si e pavarur”, thekson tjetri.
“…sepse e ‘shkatërruan’ Maqedoninë deri më tani, ndërsa tani shpresojmë që do të bëhet më mirë”, pohon një qytetare.
“Unë nuk mendoj të votojë për asnjërin, pasi personalisht për mua nuk kanë bërë asgjë, nuk jam njeri partiak dhe jam i papunë, sepse duhesh të jesh në parti për t’u punësuar”,nënvizojnë qytetarët.
Tanimë dihet se më 15 tetor qytetarët do të duhet të japin besimin e tyre për njërin nga kandidatët, që sipas tyre meriton të marrë mandatin katërvjeçar. Kandidatët vazhdojnë të japin premtimet e tyre, ndërsa qytetarët presin realizimin e tyre në mënyrën më të duhur.