Qytetarët nëpër komunat në vend shprehen optimist për të ardhmen duke uruar që të fitojë më i miri. Nga kryetarët e rinj të komunave banorët presin kushtet më elementare të cilat edhe pse në shek. 21 ende nuk i kanë, kanalizim, ujësjellës, ambulanca, çerdhe, shkolla, infrastrukturë.
Sipas tyre, kryetari i ri ka punë dhe përgjegjësi në këto katër vjet andaj presin që të marrë me seriozitet rolin e tij.
Ndërkohë që disa të tjerë , preferojnë të tregohen më realist duke thënë se me kompetencat që kanë komunat nuk mund të bëjnë shumë., por të paktën problemet që janë dashur të zgjidhen vite më parë , së paku të zgjidhen tani.
Almakos.com
E.SH