Në Maqedoni është bërë modë njerëzit për motive jo shumë të sinqerta të regjistrojnë bisedat telefonike dhe bisedat tjera private me personat që komunikojnë. Arsyetimi i tyre i vetëm është se në këtë mënyrë mbrojnë veten nga manipulimet e të tjerëve. Mirëpo ato nuk e kuptojnë se duke regjistruar bisedat me culularë apo pajisje tjetër shkelin privatësinë e personave të tjerë dhe rrezikojnë të ndiqen penalisht.
Neni 151 i Kodit penal parasheh gjoba dhe burgim prej një viti për personat që përgjojnë ose regjistrojnë biseda në mënyrë të pautorizuar, ua prezentojnë personave të tretë ose ketë e bëjnë me qëllim për t’i keqpërdorur bisedat.
Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, thotë se privatësia e qytetarëve gjatë komunikimit mes tyre nuk është i mbrojtur për shkak të paaftësisë së institucioneve dhe vetëdijës së ultë të qytetarëve për privatësinë e tjerëve.
”Republika e Maqedonisë ka sistem, mirëpo ai sistem fare pak, të mos them aspak nuk arrin të mbrojë të dejtën e privatësisë së qytetarit. Është e lejuar që autoritetet publike të grumbullojnë të dhëna personale. Shumë është me rëndësi se a është I përgatitur autoriteti që të mbrojë ato të dhëna. Ky është problem shumë serioz në Maqedoni. Kur ne kemi mjaft cënime të të drejtave të qytetarëve, ku shkeljen e privatësisë e bëjnë organet, të mos flasim se çfarë ndodh në jetën e përgjithshme apo në komunikimet mes qytetarëve. Është sferë sa e ndjeshme, aq edhe e rrezikshme.”
Mehmeti kërkon shtimin e fondeve që sistemi i ndjekjes së Komunikimeve të futet në binarë të rregullt, që grumbullimi i të dhënave të zhvillohet konform ligjeve dhe procedurave ligjore. Sipas tij, institucionet duhet të marrin masa për ngritjen e vetëdijes qytetare lidhur me përdorimin e teknologjisë informative.
Nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale thonë se ligji është i qartë dhe parashikon saknsionet për regjistrimin e bisedave të përditshme mes personave fizik.
“Procesi në të cilin përsona fizik, regjistrojnë bisedat që realizojnë me persona të tjerë fizik pa i unformuar ata paraprakisht, mund të përbëjë element për emërimin e kësaj vepre si vepër penale. Pra kundrejt atij personi mund të merren masa ndëshkuese në përputhje me ligjin”, thonë nga Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se mbrojtja e privatësisë së qytetarëve është në kompetencë të Prokurorisë Publike.
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com