Instituti për të drejtat e njeriut në Shkup, nëpërmjet projektit “Monitorim për punën e Këshillit Gjyqësor”, do të mbikëqyr punën e këtij organi të drejtësisë, duke vendosur fokusin në transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e këtyre dy trupave. Në prezantim e raportit të parë mbi këtë projekt, ndër të tjera, u tha se mbikëqyrja publike e këtyre trupave është në plan të parë dhe rezultatet e deri tanishme nuk tregojnë se qytetarët kanë njohuri çfarë punojnë ata, kush I zgjedh këta trupa dhe në çfarë mënyre.
Ambasadori I Britanisë së Madhe, Çarls Gareth, në fjalimin e tij, tha se Këshilli GJyqësor ka rëndësi të madhe për gjyqësor të besueshëm dhe efikas. Sipas tij, këshilli ka për detyrë të kontrolloj kualitetin e punës së gjykatësve dhe u ndihmojnë gjykatësve të mbrohen nga presioni I politikanëve, biznesit dhe personave të fuqishëm apo korporatave.
“Rradhitjet dhe raportet ndërkombëtare përmbajnë komente për sfidat e shumta të gjyqësorit në Maqedoni, si dhe për uljen e besueshmërisë së opinionit në punën e tij. Nuk duhet të dëshpërohemi ndaj komenteve kritike. Duhet ti shohim si mundësi për të përmirësuar gjyqësorin dhe të përforcojmë sundimin e së drejtës dhe demokracisë”, ka thënë Çarls Gareth, Ambasador I Britanisë së Madhe.
Ndërkohë, kryetarja e Institutit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska, tha se duke pasur parasysh situatën në Maqedoni nuk mund të thuhet absolutisht se të drejtat e njeriut respektohen në tërësi.
“Ka probleme. Ju jeni të vetëdijshëm dhe Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut ka një numër të madh të gjykimeve krahasuar me popullatën e cila, gjykime në të cilat është vërtetuar shkelja e të drejtave të njeriut. Numër më i madh i tyre ka të bëjë me atë që do të thotë veprim i drejtë, që është me të vëretetë e palejuaeshme që pas gjithë këtyre viteve përvojë, gjykatësit të bëjnë gabime të tilla në veprime dhe të kemi gjykime të tilla që vërtetojnë se nuk është respektuar veprimi i drejtë”, ka deklaruar Margarita Caca Nikollovska, Kryetare e Institutit për të drejtat e njeriut.
Ajo po ashtu ka dënuar edhe gjuhën e urrejtjes që kohëve të fundit po përdoret në opinion, duke thënë se është e palejuesme dhe më më frikësuese është mosreagimi I organeve shtetërore dhe mos sanksionimi i tyre. Ky projekt mbështetet nga ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup.
Teuta Buçi /SHENJA/
Qytetarët nuk u besojnë gjykatave (VIDEO) by tvshenjaofficial