Ndalimi i lëvizjes së makinave në malin Vodno në fundjavë dhe gjatë festave ende nuk respektohet plotësisht, dhe kështu gjatë ditëve të fundit është vërejtur një numër në rritje i makinave drejt zonës së famshme të piknikut.
Qyteti i Shkupit një muaj më parë ka sjellur vendim për ndalimin e lëvizjes së automjeteve drejt malit Vodno, ndalesë kjo e cila është e vlefshëshme çdo fundjavë dhe gjatë festave publike. Kjo ndalesë vlen në një drejtim,nga kryqëzimi i Sopishtes në Vodno të mesme, deri në parkingun afër manastirin “Shën Pantelejmoni”. Përmes kësaj ndalese Qyteti i Shkupit ka për qëllim nivelin e uljes së ndotjes së ajrit.
Megjithatë, javën e kaluar gjatë vikendit kalimtar të rastit kanë fotografuar vetura të cilat pavarsisht ndalesës dhe gjobave të larta që ka paraparë Qyteti i Shkupit janë ngjitur në malin Vodno me veturë.