Qytetarët e komunës Çair të Shkupit kërkojnë nga policia të merr masa preventive për të parandaluar vrasjet e shpeshta që kanë ndodhur kohëve të fundit në këtë pjesë të qytetit me shumicë shqiptare. Ata thonë se është përgjegjësi e policisë të parandalojë krimet e rënda në këtë pjesë të kryeqytetit, të cilat marrin jetën e të rinjëve shqiptar, të cilët ekzekutohen rrugëve të lagjes, shkruan Almakos.
Qytetarët vlerësojnë se dënimet e rrepta nga institucionet për autorët e krimit do të ndikojnë në parandalimin e vrasjeve të reja.
“Ne kot që flasim, me atë punë duhet të merret ministria, dhe ligjet e vendit. Veprimet e atilla duhet të dënohen me masat më të repta”, thotë një tjetër qytetar i anketuar nga Almakos.
Qytetarët e tjerë përveç angazhimit më të theksuar të policisë në parandalimin e këtyre krimeve të rënda, kërkon edhe ngritjen e vetëdijës së qytetarëve.
“Normalisht, duhet që policia të intervenoj, por parasegjithash duhet që njerëzit të jenë më të mirë dhe më gjakftoht dhe të mos zihen”, deklaroi qytetari.
“Duhet që të kapemi dorë për dore dhe të bëhemi një. Ne qytetarët duhet vet të rregullojmë këtë çështje nuk duhet t’ia lëmë policisë”, thekson ai.
“Mjerë për ata prindër, të cilëve fëmija, djali ose vajza u vriten në rrugë, pa marr parasysh se cilit komb ose fe i takojnë”, pohoi ky qytetar, i cili kërkon që të rinjët të ndjekin shkollimin dhe të jenë më tolerant për një të ardhme me të mira të për gjithë.
Nga Komuna e Çairit dënojnë ashpër ekzekutimet dhe plaogosjet e të rinjëve në këtë pjesë të qytetit, të cilat kanë shtuar ndjenjën e pasigurisë së qytetarëve.
“Duke dashur që t’ju jepet fund ndodhive të këtilla, do të përmirësojmë interaksionin me Ministrinë e Punëve të Brendshme duke intensifikuar kontaktet për të siguruar shtimin e masave të sigurisë publike, respektivisht zmadhimin e kapacitetit kadrovik policor për sigurimin e zbatimit të ligjit”, shtojnë nga Komuna Çair.
Juristi Naser Zyberi thotë se policia duhet t’i shpeshtoj kontollet në komunën e Çairit, ku kohëve të fundit janë shtuar aktet e dhunës.
“Besoj që organet e rendit do të jenë në nivelin e duhur dhe do e shtojnë kontrollin që të ketë më tepër rend dhe qetësi. Përndryshe komuna e Çairit është njëra nga komunat me kriminalitet të theksuar dhe në të shumntën e rasteve viktimat janë në njerëz”, tha Zyberi për Almakos.
Mevludin Imeri
Almakos.com