OJQ “Zani” nga Kumanova thërret qytetarët e Kumanovës dhe jo vetëm, që më datë 15 shkurt ora 10:00 të mblidhen para Gjykatës Themelore në Kumanovë, kur edhe do të fillojë seanca për rastin e Almir Aliut. Nga kjo organizatë potencojnë se tubimi para gjykatës nuk do të jetë protestë por detyrë e të gjithë qytetarëve me qëllim që drejtësia për 4 vjeçarin Almir Aliu të ndahet sipas ligjit dhe agresori të merr dënimin e merituar, njofton Alsat-M.
Almir Aliu humbi jetën si pasojë e shtypjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç natën e 25 qershorit 2016. Në seancën e 15 shkurtit, përveç të akuzuarit për vrasje Boban Iliç, para trupit gjykues do të dalin edhe 3 të akuzuarit për dhunë, përfshi këtu edhe prindin e Almirit, Sedat Aliun.
Data 25.03.2026
Aktuale
- NASA planifikon të ndërtojë bazë në Hënë në vend të stacionit në orbitë
- Trump: Një grup i ri udhëheqësish është shfaqur në Iran, ky është ndryshim de facto i regjimit
- Çmimet e larta të naftës, shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit
- Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj
- LSDM dhe BDI kritika qeverisë për çmimet dhe krizën, opozita kërkon masa për mbrojtjen e qytetarëve
- BOTA NË FOKUS | Lufta ndaj Iranit dhe sekretet bërthamore të Izraelit
- Ponari: Gëzuar Ditëlindjen President Ilir Meta, Për mua do të mbetesh gjithmonë Komandanti!
- Ndalohen gjashtë persona në Kumanovë për organizim të përleshjeve me qen


