Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në mënyrë të vazhdueshme është duke e realizuar projektin “Shporta e Fitër Bajramit”.
Ekipi i QSA-së dje ishte në fshatin Mateç në Komunën e Likovës ku gëzoi fëmijët e familjeve të varfra me shportat e Fitër Bajramit. Sot mori rrugëtimin për në Shkup ku qindra qytetar nga Shkupi si dhe fshatrat përreth iu gëzuan shportës së Fitër Bajramit.
Në këtë mënyrë QSA solidarizohet me familjet e varfra duke ia lehtësuar atyre festimin e festës së Fitër Bajramit.
QSA është gjithmonë në krah të popullit.