Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit Maqedoni me seli në Kumanovë mori pjesë në turneun humanitar ‘Ramazani 2018’ i organizuar nga ‘Gjashtë Vëllezërit’.
Në ndeshjen e parë, ekipi i QSA Maqedoni pësoi humbje të ngushtë nga ekipi i Gjashtë Vëllezërve me rezultat 5 me 4.
QSA Maqedoni në këtë ndeshje, si dhe në ndeshjet tjera futbollistike tregon dhe tregoi cilësi të lartë sportive duke dhënë mesazhin e avancimit të sportit.
Njëri prej synimeve strategjike të QSA-së në Maqedoni është edhe avancimi i sportit duke u lidhur me sferën humanitare.