Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku tha se në zgjedhjet lokale, në Strugë VLEN-i do të mbështesë një kandidat të pavarur. Qoku tha se në fund të këtij muaji pritet që të bëhen të ditur emrat e kandidatëve për komunat tjera.
“Shikoni, duhet të keni parasysh dmth, VLEN-i është një subjekt i ri, shpesh i duhet, pra me ca vonesa i bëjmë, kjo do të thotë që ne kudo do të dalim me kandidatë, do të dalim me kandidatë të mirë , praktik, të pranuar në përgjithësi dhe do t’i zgjedhim më të mirët të mundshëm. Pra nuk i kemi ende kandidatët, pra bëjmë analiza, bëjmë anketime, po besoj diku nga fundi muajit, unë shpresoj të dalim me kandidatë. Po Strugës po, në Strugë do të kemi kandidat të pavarur, pra edhe besoj që do ta mbështesim si kandidat”, tha Qoku.
Data 10.03.2026
Aktuale
- Rënie drastike e çmimit të naftës në bursat botërore!
- OKH Merhamet: 650 pako ushqimore të shpërndara në Tetovë me rrethinë
- Mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor
- Ambasada e Shqipërisë në Shkup shtron iftar me diplomatë dhe të rinj nga shoqëria civile
- Rexhepi: Me pagën minimale prej 24.600 denarë nuk mund të jetojë as familja dyanëtarëshe
- Unifikohen tre Parlamente Studentore për herë të parë në Maqedoninë e Veriut
- Rexhepi: Lëvizja Populli nuk do të shkrihet në parti tjetër
- E rëndë në Shkodër, automjeti përplaset me shtyllën dhe murin rrethues, humb jetën drejtuesi


