Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku në konferencë për media, tha se ky koalicion në ditët në vijim do t’i ketë 10 deputetët, ndërsa shpresojnë se do t’i kenë 11, 12 apo 14.
“Ne e kemi njoftuar kryetarin e Kuvendit me anëtarët e këtij grupi dhe kemi kërkuar që ky rikonfigurim i grupit parlamentar të reflektohet edhe në komisionet përkatëse parlamentare. Presim që ditëve në vijim ta përmbushim edhe këtë detyrim. Po e shfrytëzoj këtë rast që t’ju drejtohem atyre 107 mijë votuesve që votuan për koalicionin VLEN se ne deputetët këtu vazhdojmë të mbeten besnikë ndaj marrëveshjes që e kemi bërë më 8 maj 2024 me ta dhe jemi konsistent e të palëkundur ndaj përcaktimeve programore dhe premtimeve elektorale me të cilat jemi mandatuar për të qenë përfaqësues të popullit”, tha Qoku.
AI ju bëri thirrje deputetëve tjera shqiptarë, posaçërisht atyre që janë mandatar me koalicionin VLEN, t’i bashkohen këtij grupi.
“Ata nuk e kanë kurrkund vendin përveçse këtu mes nesh. Deputeti si përfaqësues është institucion në vete dhe ka autonominë e vendimmarrjes. Kështu që, përkundër përpjekjeve të opozitës shqiptare, më saktë liderit të BDI-së, për të shkaktuar përçarje në VLEN, më duhet ta dëshpëroj e t’i them se nuk ia ka dalë. Ai mund ta ketë joshur ose mund ta ketë mashtruar një kryetar partie, i cili, për motive që nuk kanë më rëndësi, po e çon partinë dhe anëtarët e saj drejt greminës. VLEN vazhdon edhe më fuqishëm dhe më i bashkuar, duke qenë i bindur se qytetari shqiptar e urren përçarjen dhe e dëshiron unitetin. Zgjedhjet lokale të vjeshtës do të jenë përdëftim se ne kishim dhe kemi të drejtë dhe se kjo që e bëmë vërtet se ia VLEN”, ka deklaruar Bekim Qoku.
Data 28.07.2025
Aktuale
- Zbulimi i Galaxy S26 Ultra: Çfarë na pret në botën e teknologjisë
- Zjarret në jug përkeqësohen/ Flakët përhapen nga Kalasa drejt Shën Vasilit e Vanës, Ministri Vengu: Do jemi në terren gjithë natën
- Kim Mehmeti: Nuk kam besuar kurrë se i takojë një populli që ka elita si ato të botës arabe!
- Gjendet i pajetë në Liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar, dyshohet se…
- Mucunski në Stamboll: Mungon rruga evropiane në procesin e eurointegrimit të rajonit në BE
- Burri nga Iowa fiton 100 mijë dollarë pas një dhurate surprizë për ditëlindje
- VIDEOLAJM/ Rama publikon pamje nga aksioni në Tiranë: “Eh mër çuna, vapë e modhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo?”
- Zjarret në Kalasë, situatë kritike! Angazhohen Forcat e Armatosura dhe një helikopter Black Hawk, flakët rrezikojnë banesat