Deputeti nga radhët e Vlen-it, Bekim Qoku ka komentuar protestën e sotme në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell agjencia e lajmeve INA.
“Blerim Bexheti, Musa Xhaferri, Ismail Jahoski … protestojnë në kuvend!
Imagjinoni nivelin e degradimit të politikës në MV. Këta super milionerë të politikës, organizatorë të krimit të organizuar, shkatërrues të sistemit të drejtësisë, hajdutët dhe të korruptuarit e shekullit mbajnë në duar banderola proteste në vend se të mbajnë prangat. Këto fotografi janë imazhe dëshpëruese. Jo më kot ata janë shkaktarët kryesorë që rreth 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vatrat e tyre.
E parëndësishme sepse dihej, thjesht sa për të rikujtuar se sot i ashtuquajturi Front evropian na dëshmoi se ai është vetëm BDI. Dhe atë një BDI pa legjitimitet shqiptar.”, ka shkruar Qoku.