Aktive janë gjithsej shtatë zjarre në ambient të hapur, një është lokalizuar dhe një është nën kontroll, ndërsa 23 janë shuar, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Aktive janë zjarret janë në Komunën e Prilepit – f. Beshishtë (zjarr në pyll të përzier), Komuna Makedonski Brod – midis fshatit Creshnevë dhe fshatit Slatin (pyll dhe shkurre), Komuna Çashkës – nën “Sollunska glava”, midis “Burimet e Babunës” dhe “Babina dupka” (aktualisht nuk ka flakë aktive, vetëm tym në pjesën shkëmbore), Komunën e Çuçer Sandevës – midis fshatit Bllace dhe fshatit Çuçer (pyll i përzier dhe bimësi e ulët), Komunën e Shuto Orizares – Hotel Nju Star (deponi), Komunën e Dojranit – f. Nikoliq (pyll me kërcell të ulët) dhe Komunën e Kriva Palankës – f. Zhidilovo (pyll).
Është lokalizuar zjarri në Komunën e Delçevës – deponia e qytetit, ndërsa nën kontroll është zjarri në Komunën Makedonski Brod – f. Samakovo (material lehtë i ndezshëm).