Zjarret në komunën Makedonski Brod, ku është shpallur gjendje krize,
në fshatrat Vollçe, Zagrad, Rastezh, Zdunje, Bllizansko dhe Greshnicë janë shuar, informoi sot Nadica Vëçkova, zëdhënëse e Qendrës për Menaxhim me Kriza.
“Në rajonin tjetër të krizës, në komunën Çashkë, zjarri tek Jasenovska gllava nga ana e fshatit Popadia është lokalizuar. Sot në terren janë persona nga ekonomia pyjore ‘Babuna’ për kontroll në terren. Zjarri tek tuneli i Bogomillës në këtë rajon, gjatë ditës së djeshme është vënë nën kontroll dhe sot po kryhet kontroll i sipërfaqes së djegur nga ana e pesë të punësuarve, të punësuar në EP ‘Babuna'”, deklaroi Vëçkova.
Gjatë ditës së djeshme, vazhdoi ajo, ekip i QMK-së, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe persona nga NP “Pyjet e Maqedonisë”, po kryejnë mbikëqyrje dhe vlerësim të gjendjes me zjarret nga ajri, gjegjësisht me helikopter.
“Zjarret në rajonet e tjera në pjesën më të madhe janë shuar ose vënë nën kontroll. Një zjarr në sipërfaqe të vogël në komunën Kërçovë, në vendin Fërllogoec, ku po digjen kullosa, barë i thatë dhe pyll i degraduar lisi, ndërsa në mëngjes në këtë zjarr po intervenojnë persona nga EP ‘Llopushnik’, nga Kërçova”, tha Vëçkova.
Theksoi se zjarri në afërsi të vendbanimeve Mazhurishte, Mramorani dhe Gorno Sello, në Prilepb është vënë nën kontroll. Në rajonin e Strugës në vendin Toskë, midis fshatrave Bogojci dhe Tatesh, ka shpërthyer zjarr pyjor me të cilin është përfshirë pyll lisi dhe me drunj të ulët, ndërsa në momentin e shuarjes së tij po intervenojnë zjarrfikës nga NJTZ Strugë dhe persona nga EP “Jabllanica”.
Nga QMK i përkujtojnë qytetarët se ende ekziston ndalesë për lëvizje në pyje dhe janë rritur kontrollet e MPB-së në bashkëpunim me Policinë pyjore.
Në pyetjen e gazetarëve për atë se nëse deri tani kanë mbërritur fletëparaqitje për dëme, Vëçkova tha se tani për tani zyrtarisht nuk kanë mbërritur kurrfarë informata.
Nga QMK theksuan se vlerësimi i dëmeve është rregulluar në dy mënyra. Njëra është për masë të djegur druri, vlerësimin e të cilit e kryen NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe e konfirmon Inspektorati shtetëror për pylltari dhe gjueti. Dëmet e tjera vlerësohen në pajtueshmëri të Ligjit për mbrojtje dhe
shpëtim në nivel lokal nga Komisionet për vlerësim të dëmeve të njësiteve të vetëqeverisjes lokale.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës
- BDI: Ku përfunduan 1.2 milionë euro të qytetarëve të Çairit
- Mesut Ozil futet në politikë, bëhet pjesë e partisë së Erdoganit
- Jose Mourinho tronditë Turqinë, Galatasaray e padit në UEFA trajnerin e Fenerbahçes për deklaratë raciste
- Këmbimi valutor 25 shkurt/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë
- Trump dëshiron të takohet së shpejti me Zelenskin
- Deklarata e Putin: Rusia e hapur për përfshirjen e Evropës në bisedimet për ndërprerjen e luftës në Ukrainë