Qeveria e Maqedonisë vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për mosdekretimin e marrëveshjes me Greqinë e vlerëson si të pritur, ndërsa thonë se nuk do të ndikojë në zbatimin e marrëveshjes.
“Sa i përket vendimit të Ivanovit, i njëjti ishte i pritur, por kjo nuk do të ndikojë në zbatimn e fazave të marrëveshjes. Qeveria e Greqisë tanimë i ka dërguar letër BE-së dhe NATO-s”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshjakovski.
Gjithashtu përsërisin qëndrimin se dëshira e qytetarëve në referendum do të jetë obligues për të gjitha subjektet politike pa dallim cilën formë do ta ketë.

