Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafilov, sot njoftoi se kanë marrë ftesë nga Qeveria për të marrë pjesë në mbledhje, transmeton Portalb.mk.
“Këtu, para Qeverisë, mund të shohim se në mbledhje do të marrin pjesë edhe kolegë të tjerë nga sindikatat tjera”, tha ai.
Ai theksoi se në mbledhje do të përcjellë se LSM njëzëri ka vendosur që nëse nuk rritet paga minimale dhe pagat e të gjithë punëtorëve dhe nëse nuk rriten pagat në sektorin publik për 12.6 përqind, ata do të duhet të jetojnë me pagën minimale.
Në marshin e fundit protestues, anëtarët e organeve më të larta në LSM-së kërkuan para Qeverisë tërheqjen e vendimit për rritjen e pagës minimale për 1.800 denarë dhe uljen e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar në nivelin e pagës minimale.
Nga LSM gjithashtu kërkuan nga të ndalojnë sulmet ndaj sindikatave.
Ata i kanë dërguar propozim kryeministrit Hristijan Mickoski që bashkërisht të miratohet paga minimale prej 500 euro, si dhe të rriten pagat e tjera për 100 euro.
Nëse nuk rritet paga minimale, kryesia e LSM-së shpall grevë të përgjithshme dhe nëse nuk rriten pagat e punëtorëve, shpallin protestë.