Ministria e Drejtësisë po përgatit ndryshime në Ligjin për referendum dhe formave të tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve. Sipas burimeve të Ministrisë, afati kohor për projektligjin duhet të miratohet jo më vonë se 31 janari, me procedure të përshpejtuar, përcjell Almakos.
Nga atje ata thonë se ndryshimet janë bërë meqë teksti ekzistues i Ligjit nuk është i harmonizuar me tekstin e Kodit Zgjedhor dhe me tekstin e Ligjit për Gjykatat. Qëllimi kryesor i ndryshimeve legjislative është tejkalimi i problemeve ekzistuese për shkak të mospërputhjes së zgjidhjes ligjore me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Gjykatat.
Deri më tani në historinë e Republikës së Maqedonisë u mbajtën dy referendume në nivel shtetëror, për pavarësinë në vitin 1991 dhe për organizimin territorial në 2004./Almakos

