Më 25 nëntor, Qeveria do të caktojë të besuarit në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë–Rostushë, ku më 11 janar do të mbahen zgjedhje të reja, pasi në votimet e 19 tetorit nuk u arrit censusi prej një të tretës së votuesve.
Afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar komune përfundon më 11 dhjetor në mesnatë, ndërsa shorti për renditjen në fletëvotime do të bëhet deri më 17 dhjetor. Fushata zgjedhore do të zhvillohet nga 22 dhjetori deri më 9 janar.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e dështura të 19 tetorit ishte: Gostivar 33.31%, Vrapçisht 25.18%, Mavrovë–Rostushë 30.31% dhe Qendër Zhupë 21.49%.


