Në këtë pako, janë përfshirë edhe propozime që edhe më herët u janë paraqitur të dyja palëve , por gjithsesi, edhe nga Shkupi edhe nga Athina, deri tani ka heshtje se cfarë në fakt është propozuar.
Ajo që dihet është se termi Maqedoni sigurisht që është pjesë e propozimeve, e këtij termi mund ti bashkangjiten mbiemrat “E re”, “E sipërme“, “E veriut“, “e Vardarit“ apo “Republika e Maqedonisë- Shkupi“.
Gjithsesi kjo mbetet në vazhdën e spekulimeve, pasi qeveria e Maqedonisë, vetëm të hënën do të analizojë pakon e propozimeve për të ndërtuar më pas qëndrimin rreth saj. Kështu të paktën paralajmëroi të enjten që lamë pas zv/kryeministri Osmani. Nëse një nga 5 propozimet e Nimicit pranohet, atëherë emri I ri do të përdorej ashtu sic kërkojnë grekët “Erga Omnes”, pra do të jetë emër për përdorim edhe brenda dhe në të gjitha mardhënet që vendi do te ketë me organizmat ndërkombëtarë.
Nuk dihet se si pala greke do të reagojë ndaj pakos së fundit, marrë parasysh qëndrimin e nacionalistëve dhe të djathtës, e sidomos edhe përfshirjen në javën e fundit të kishës greke në këtë cështje.
Nuk ishte e rastësishme edhe fakti që një ditë pas bisedimeve në Nju Jork, kryeministri grek Cipras i paraqiti propozimet e reja për emrin, pikërisht para arqipeshkvit Jeronimos, i cili më pas doli me një mesazh tepër qetësues për qyterarët, se vendi ka nevojë për unitet e jo për protesta. E kjo shkaktoi edhe reagimin e opozitës që akuzuan Ciprasin se po punon pas shpinës së tyre, pasi në vend që të tregojë propozimet në parlament, ai ia tregon ato fillimisht klerikëve.
Por në fakt ky takim i Ciprasit, është një mesazh për Maqedonisë. Cipras e qetësoi kishën e tij, pra edhe më tej kisha e Maqedonisë duket se nuk do të njihet. Gjithsesi, edhe ndërkombëtarët tashmë e kanë pranuar se pala më e interesuar që procesi të marrë epilog, është ajo maqedonase, që është e kuptueshme marrë parasysh faktin që zgjidhja e emrit hap rrugën integruese për Maqedoninë.

