Qeveria do të formojë një këshill për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Vendimi, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, është marrë në seancën e sotme të Qeverisë.
Këshilli do të jetë kompetent për të monitoruar dhe koordinuar aktivitetet për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.